Profesori që shkon me pizhama në provim
Ndosh që edhe profesori të shkojë me pizhama në orën e provimit në universitet. Profesori i Universitetit të Kolorados ka shkuar në provim me pizhame në shenjë proteste sepse provimi ishte caktuar në orën 07:00.
Gjithnjë kur studentëve u caktohet provim para orës 8 të mëngjesit, ky profesor shkon në punë me vonesë dhe i veshur me pizhame.
Mënyra e tij e (zh)veshjes në fakt është formë proteste që profesori e bën, për të kundërshtuar zhvillimin e provimeve kaq herët. Kuptohet që ky profesor ka simpatinë e studentëve të vet në auditor, por tani falë rrjeteve sociale ka filluar të ketë fansa nga e mbarë bota.