“Profeti” serb: Stambollin do ta marrë Rusia, Kosova do t’i kthehet Serbisë

Gazeta e Beogradit “Kurir ka gjetur një profet serb që parasheh gjëra të mira e të këndshme për disa serbë që ende kanë mbetur ëndërrimtarë të mëdhenj.

Ai profet është njëfarë Jovan Tarabiq, i cili, nga kjo gazetë, prezantohet si trashëgimtar i fundit i “profetëve të famshëm serbë” Jovan dhe Mitra Tarabiq.

Por ky parashikues i ngjarjeve ka vdekur vjet , në moshën 90 vjeçe, ndërsa gazeta e përkujton me nostalgji se çfarë ka thënë ai një emision televiziv.

“Të gjithë serbët që kanë ikur nga Serbia do të detyrohen që një ditë, për shkak të kaosit të përgjithshëm, të kthehen në atdhe dhe aty ta gjejnë paqen dhe shpëtimin. Botës Perëndimore nuk i shkruhet asgjë e mirë, si e ka merituar, ashtu edhe do përfundojë”, ka thënë ai.

Ky parashikues sheh gjëra të mira vetëm për rusët e për serbët dhe vetëm këqija për të tjerët.

“Sa i përket luftës së përgjithshme, ka thënë Jovani, beteja kryesore do të zhvillohet ndërmjet Rusisë e Turqisë dhe kjo ajo do të bëhet në rajonin e Stambollit. Cari rus do t’i çlirojë të gjitha tokat ortodokse e serbe. Atje ku dot ketë shtëpi serbe, atje do të jetë Serbi”, citohet të ketë thënë ky farë profeti i cili ka shtuar se “Krushevci do të jetë kryeqendër e ardhshme e Serbisë, Stambolli t’iu takojë sërish ortodoksëve e Kosova do të jetë prapë e jona”.

SHKARKO APP