PROFIL/ Kush është gruaja misterioze e Erdoganit, ka refuzuar të martohet me hixhab
Erdogan pothuajse në të gjitha vizitat e tij zyrtare jashtë vendit, me vete e merr edhe bashkëshorten e tij Eminen, ndërsa informacione mbi Zonjën e parë të Turqisë ka shumë pak. Gruaja e Erdoganit, me të cilën ka 40 vite martesë, në fillim nuk ka qenë pjesë e politikës së bashkëshortit, mirë po pastaj u bë pjesë e një skandali. Ka qenë në vitin e 6 të qeverisjes së Erdoganit, kur Emine u përfol për veshjen e saj. Më saktësisht, ata ishin përfaqësues të organizatës “Gratë e Republikës së Turqisë”, të cilët akuzuan Emine Erdogan se kishte veshur një hixhab gjatë udhëtimit jashtë vendit dhe kështu “paraqiste fytyrën e grave bashkëkohore turke në publikun ndërkombëtar në mënyrë të pasaktë dhe të parregullt”.
Megjithatë, gjithçka mbeti në padi, dhe pas lajmit fillestar për këtë rast, asgjë mëpas nuk u bë e ditur për këtë lajm.
Vëllezër konservativ
Emina Erdogan është 62 vjeç, dhe ka lindur në Stamboll. Sidoqoftë, ka ende dyshime për vendin ku ka lindur, gjë që është shumë e rëndësishme në Stamboll: sepse ekziston një dallim i madh midis Uskudarës bashkëkohore (vendlindja e saj me një të dhënë) dhe Fatihoma konservatore dhe fetare (në të cilën vendosen burime të tjera).
Emina më saktësisht është e lindur në Uskudar të Stambollit. Është me prejardhje arabe, është femija më e vogël dhe vajza e vetme e familjes me 5 fëmijë. Shkollën e artit Mothat Pasa Aksam e ka bratisur para maturës, ndërsa kur ishte vetëm 15 vjet vëllai i saj Husein ia ka ndaluar të dalë nga shtëpia, sepse një vajzë në moshë të saj iu është ndaluar me fe të dalë jashtë shtëpisë.
Emina në një ndër intervistat e rralla e ka pranuar se këtë fakt ka përballuar shumë rëndë, dhe se në një moment ka qenë aq keq sa që ka menduar edhe vetëvrasjen. Mirëpo, në ndihmë i erdhi nëna e saj, e cila e lejoi që ajo të dilte nga shtëpia.
Burrin e saj ajo e kishte njohur në “Shoqatën e Gruas Idealiste”, ku edhe ajo ishte anëtare e kësaj shoqate, dhe ata ishin martuar më 1978. Shoqëria e përshkroi atë si një grua të fortë, inteligjente, të “mprehtë”, grua që dëshiron të lexojë, të bëjë not, të lëviz me makinë dhe të dëgjojë kengë klasike turke, ndërsa në publik gjithmonë mban hixhab.
Me Erdoganin u martua me insistimin e nënës së saj, sepse nëna e Erdoganit këmbëngulte që djali i saj të martohej me një grua plotësisht të mbuluar, gjë që Emina nuk e donte.
“Taipi ka humbur disa kilogram prej stresit që ka pasur pas debateve me nënën e tij. Dukej si fantazmë”, ka thënë shkrimtarja e njohur turke Yiksel.
Emina dhe Erdogani kanë 4 fëmijë, dy djem dhe dy vajza.
Ajo ka përjetuar çdo sukses dhe çdo rënie të bashkëshortit, që kur ka ardhur në krye të Stambollit.
Ndryshim për 180 shkallë
Emina Erdogan në vitin 2011 fitoi çmimin Fond Krans Montana për punën e saj mbi rolin e grave në botën islame.
“Ne mendojmë se çdo gruaje në botë i takojnë të gjitha trajtat politike dhe sociale. Një grua e vërtetë nuk duhet të sakrifikojë balancën e fuqisë dhe sigurisë së regjimeve të caktuara. Për këtë mendoj që lufta jonë për paqe, demokraci dhe liri, duhet të vazhdoj me shumë vendoshmëri. Dua të përsëris edhe një herë se ne po hedhim poshtë standardet e dyfishta dhe diskriminimin “, tha Emina dhe u bë “heroina” e grave sekulare të Turqisë.
Kjo deklaratë e saja në ndarjen e çmimit ka shumë rëndësi, sepse vetëm disa vite më vonë ajo ka ndërruar qëndrimet rreth kësaj teme.
Ka qenë viti 2016 kur deklarata e saj për haremin i bëri jehonë Turqisë, por edhe publikut botërorë.
“Haremi është një shkollë e mirë e jetës.”
“Kur shohim veprat e artit, në shumicën e rasteve ndeshemi me gra të obsesionuara me dëshirën për fuqi dhe kënaqësi. Në të njëjtën kohë, haremet ishin shkollat e grave, një shtëpi në të cilën ata u përgatitën për jetën, morën arsim dhe ishin të interesuar për punën bamirëse. Të gjitha ato kanë qenë të sunduara nga nëna e Sulltanit”, ka deklaruar Zonja e parë e Turqisë në konferencën “Nënat e Sulltanëve që kanë lënë gjurmë në historinë e Turqisë”.
Bashkëshortja e presidentit Erdogan, pretendon të jetojë një jetë modeste në vlerat strikte të myslimanëve, por argëtimi i saj i preferuar është shpenzimi i parave.
Kritika mbi shpenzimin e tepërt të parave
Mediat britanike, në krye me “Daily Mail” shkruajnë për humbjen e familjes Erdogan dhe pallatin luksoz presidencial në të cilin po qëndron familja e parë e Turqisë.
Pallati i Bardhë, ka 1.150 dhoma, ndërsa ndërtimi i saj ka kushtuar 615 milion dollarë. Është katër herë më i madh se “Versailles Luja”. Tabloidet britanike thonë se vetëm fatura e energjisë elektrike në muaj kap shumën e gjysmë milion dollarë.
Mesynimin që Emina Erdoganin ta shfaqin si një grua kursimtare, të thjeshtë, mediat turke kanë shënuar se ajo merret me kuzhinën në pallatit presidencial.
Megjithatë shumë shpejtë janë paraqitur pretendime se ne pallat përdoret më shumë çaji i bardhë, që prodhohet nga provincat turke të “Rize”, në bregdetin lindor të Detit të Zi, ndërsa ai shitet nga 1.800 deri në 2 000 dollarë për kilogram.