Programi ekonomik i PD – Basha: Heqim taksën e naftës, ulim taksat, krijojmë vende pune

Me të ardhur në pushtet Partia Demokratike, Lulzim Basha, premton heqjen e taksës së naftës, 240 lekë për litër, çka pritet të ndikojë në uljen e çmimit.

Gjatë takimeve te ketyre diteve me banorë të Klosit, Basha u njoh edhe me problematikat e tyre.

Basha: Çmimin e naftës do ta ulim, do të heqim atë 240 lekëshin shtesë. E dyta, të premtoj që dy rrugët do të rregullohen, edche ajo e Rreshenit edhe rruga e vjetër. Me kismet të Zotit, kur të mbarojmë Rrugën e Arbrit do të bëjmë edhe lidhjen e Klosit dhe Burrelit.

Ndërsa gjatë një bisede me minatorë të papunë në Bulqizë, Basha garantoi se renta minerare do të ndahet mes pushtetit qendror dhe atij vendor, dhe kushte më të mira pune.

Basha: Ju jap fjalën që mineralet nuk kanë për të funksionuar më vetëm për një grusht oligarkësh dhe politikanët që janë të lidhur me ta. Një grusht oligarkësh dhe një grup banditësh i kanë marrë galeritë. Do ti japim fund. Renta minerare do të ndahet mes pushtetit vendor dhe pushtetit qëndror me destinacion të veçantë mirëqënien e njerëzve dhe në veçanti të minatorëve. Dhe e treta, do të keni një status minatorësh në përputhje me standartet europiane.

Në takimet me pronarë të bizneseve të vogla, Basha theksoi se plani ekonomik i PD-së, për ulje taksash do të nxisë ekonominë pozitivisht dhe do të krijojë vende të reja pune.

Kryedemokrati nuk la pa akuzuar, Ramën se nuk mbajti premtimet që bëri katër vite me parë.

SHKARKO APP