Programi i PD-së, ja si do të ndryshojë taksimi

Programi i ri i Partisë Demokratike për rimëkëmbjen e ekonomike të vendit do të mbështetet te një sistem i ri tatimor, duke të mbështetur në taksën e sheshtë në nivelin 9%, në mbështetjen për bujqësinë dhe kryesisht në mbështetjen e shtresës së mesme.

Zgjidhja e çështjes së pronës do të jetë një nga pikat ku do të bazohet programi i opozitës, me të cilin do të qeverisë vendin në rast se vjen në pushtet vitin e ardhshëm. Shtyllat kryesore të programit ekonomik janë bërë të ditura në emisionin “Të bësh ekonomi” ne News 24 nga këshilltari për ekonominë i kreut të PD-së, Dritan Shano. Deputeti i PD-së, Florion Mima publikoi disa ndryshime në sistemin e taksimit dhe në masën e kontributeve të sigurimeve shoqërore.

“Kontributi për sigurimet shoqërore të zbresë 9% për të vetëpunësuarit, një kolonë e dytë pensionale mbi një moshë të caktuar, tatimi mbi të ardhurat personale për fitimin kapital të zerohen, pasi është një dyfishim tatimi, sepse kjo e ardhur është tatuar një herë. Tatimi mbi fitimin të ulet nga 15% në 9%. Një skemë të re për këstet e paradhënies, të mos ngarkohen bizneset me ngjarje që nuk kanë ndodhur akoma. Biznesi t’i përcaktojë vetë këstet e paradhënies, bizneset e vogla do të paguajnë një taksë fikse, që do të jetë shumë favorizuese për biznesin”, – tha Mima.

SHKARKO APP