Progres-raporti i KE, Spiropali: Jo thjesht progres në letra, por rrugëtim drejt një jete më të mirë për çdo shqiptar
Ministrja e Europës dhe e Punëve të Jashtme, Elisa Spiropali ka reaguar pas publikimit të progres raportit të BE për Shqipërinë. Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos u shpreh gjatë prezantimit të dokumentit vendi ynë ka bërë një përparim të pashembullt drejt integrimit evropian. Spiropali shkruan se ky nuk është progres thjesht në letra, por rrugëtim i përbashkët drejt një jete më të mirë për çdo shqiptar.
”Ditë e mirë. Ky nuk është thjesht progres në letra, por është rrugëtim i përbashkët drejt një jete më të mirë për çdo shqiptar. Me Europën e vlerave, dhe të ardhmen në duar, Shqipëria do të ngjitet aty ku duhet”, shkruan Spiropali.
Shefja e diplomacisë europiane, Kaja Kallas dhe Komisionerja e Zgjerimit, Marta Kos, dolën në një konferencë të përbashkët për shtyp këtë të martë, më 4 nëntor, në lidhje me progres-raportin e publikuar sot mbi vendet kandidate për anëtarësim, mes të cilave bën pjesë dhe Shqipëria. Progres-raporti vlerësonte përparimin e Shqipërisë në rrugën drejt integrimit në BE.
KOHA JONË SONDAZH

