Projekti i BE për Auditin e KLSH

Kontrolli i Lartë i Shtetit, në kuadër të asistencës për Shqipërinë dhe të zbatimit të Instrumentit të Parazgjerimit, IPA 2013, komponenti i I-rë, ka fituar një financim nga Bashkimi Evropian për “Forcimin e kapaciteteve të Auditimit të Jashtëm”. Ky projekt binjakëzimi është ndër 7 projektet e  përzgjedhur nga BE për t’u implementuar në mënyrë të decentralizuar nga institucionet e shtetit shqiptar.

 Fituesit e këtij projekti janë dy institucione Supreme Auditimi të vendeve të BE-së, Zyra Supreme e Auditimit të Polonisë dhe Zyra Shtetërore e Auditimit të Kroacisë. Në këtë kuadër në datën 6 maj 2016, ora 10: 00 do të organizohet në Tiranë përurimi i fillimit të projektit, në sallën e Akademisë së Shkencave.

Më poshtë axhenda e aktivitetit

E premte, datë 6 maj 2016, ora 10.00 – 12.30

Tek Akademia e Shkencave

Projekti i Binjakëzimit AL 13 IB FI 01 Forcimi i kapaciteteve të auditit të jashtëm

Konferenca e hapjes së projektit  Akademia e Shkencave, 6 maj 2016

Programi

09:30-10:00 Regjistrimi i pjesëmarrësve dhe kafe

10:00-10:30 Fjala hapëse

10:00 -10:10 Z. Bujar Leskaj, Kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit të Shqipërisë

10:10 -10:20 Znj. Romana Vlahutin, Ambasadore e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri

10:20 -10:25 Z. Marek Jeziorski, Ambasadori i Polonisë në Shqipëri

10:25 -10:30 Znj. Sanja Bujas Juraga, Ambasadore e Kroacisë në Shqipëri

10:30 -10:40 Z. Krzysztof Kwiatkowski, President i Kontrollit të Lartë të Shtetit të Polonisë

Roli i Institucioneve të Kontrollit të Lartë në garantimin e transparencës: komunikimi si mjet për fuqizimin e publikut

10:40 -10:50 Z. Ivan Klesic, Auditues i Përgjithshëm i Kroacisë

Auditimi i performancës si instrument transparence dhe llogaridhënieje në sektorin publik

10:50 -11:00 Z. Arben Ahmetaj, Ministër i Financave të Shqipërisë

 11:00 -11:10 Znj. Luljeta Nano, Sekretare e Përgjithshme e Kontrollit të Lartë të Shtetit të Shqipërisë, Drejtuese e Projektit për Vendin    Përfitues

Pritshmëritë në drejtim të zhvillimit institucional të Kontrollit të Lartë të Shtetit, si rezultat i Projektit të Binjakëzimit

12:10 -11:25  Z. Wojciech Kutyła, Zv. President i Kontrollit të Lartë të Shtetit të Polonisë, Drejtues i Projektit për Vendin Anëtar të BE-së

  Znj. Lidija Pernar, Asistent Auditues i Përgjithshëm i Kroacisë, Drejtuese e Projektit për partnerin kroat

  Znj. Aleksandra Kukuła, Këshilltare Rezidente e Projektit të Binjakëzimit

Prezantimi i objektivave dhe planit të punës së projektit

11:25 -11:35 Z. Jacek Jezierski, Këshilltar i Presidentit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, Kryetar i Task Forcës INTOSAI për Rishikimin e ISSAI 30 (Kodi i Etikës)

Etika si mjet i domosdoshëm për rritjen e besueshmërisë dhe efektshmërisë së KLSH

11:35 -11:45 Z. Bujar Leskaj, Kryetar i KLSH, Performanca e KLSH për periudhën 2012-2014, Mbyllja e takimit

11:45 -12:30 Koktejl

SHKARKO APP