Projekti. Ja si do të jetë qendra e re e Kamzës dhe pedonalja e qytetit

Kamza së shpejti do të ketë një pamje të re. Bashkia pritet të nisë punimet për ndërtimin e sheshit të ri të qytetit Kamëz si dhe të pedonales. “Ky projekt ishte gati dhe punimet mund të nisnin për t’u realizuar që vitin e kaluar, teksa Bashkia Kamëz priste financim nga qeveria, me qëllim që fondet e buxhetit me të ardhurat e veta të shkonin për të tjera investime në qytet. Pavarësisht shkresave me 135 projekte konkrete të dërguara në qeveri, Rama nuk ka financuar asnjë, duke i diskriminuar politikisht banorët e Kamzës. Bashkia ka pasur si prioritet të saj përmirësimin e infrastrukturës dhe këtë e ka treguar me qindra km rrugë të asfaltuar ndër vite. Vetëm në vitin 2017, janë 60 projekte në infrastrukturë që po realizohen në Kamëz dhe Paskuqan, përfshirë këtu edhe rrugën prej 7 km nga ura e Institutit deri në Babrru, e cila po përfundon”,- njofton Bashkia e Kamzës.

Gati sheshi i qytetit dhe pedonalja
Së shpejti pritet të nisen punimet për ndërtimin e sheshit të ri të qytetit si dhe pedonalja. Është kryer tenderimi i projektit me vlerë 97.901.555 lekë dhe tashmë vetëm pritet të nisin punimet, afati i të cilave do të jetë 180 ditë nga data e lirimit të ndërtimit.

Sheshi i qytetit/ Ndërtimi i sheshit të ri në qendër të qytetit, pranë Pallatit të Kulturës, me sipërfaqe 3936 metra katrorë, është një nga investimet e shumta që janë pjesë e financimeve të buxhetit të Bashkisë. Zbatimi i këtij projekti përbën fazën e parë të ndryshimit të pamjes së qytetit, e cila promovohet në një kohë kur Bashkia është në një fazë të zbatimit të shumë projekteve që kanë lidhje me zhvillimin e mëtejshëm të infrastrukturës dhe në funksion të përmirësimit të cilësisë së jetesës së qytetarëve të Kamzës. Përveç gjelbërimit (që përfshin mbjelljen e pemëve dekorative dhe luleve) dhe ndriçimit të bollshëm do të ketë një shatërvan, çezmë uji, kosha mbeturinash etj. Ky projekt tregon edhe një herë vizionin e qartë që ka kreu i Bashkisë për intensifikimin e punës për përmbushjen e premtimeve të dhëna qytetarëve gjatë fushatës së fundit elektorale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pedonalja/ Veç sheshit të qytetit do të bëhet edhe ndërtimi i pedonales përgjatë Bulevardit Blu. Kjo pedonale do të shtrihet nga qendra e qytetit deri në kryqëzimin me rrugën “Londra”. Me realizimin e këtij investimi, do të krijohet një rikualifikim urban në shërbim të qytetit, që do të ketë një sipërfaqe 4936 metra katrorë në shëtitore për mbarë qytetarët e Kamzës. Përveç lehtësimit të lëvizjes për qytetarët, pedonalja do të ofrojë edhe hapësira të tjera në dispozicion të tyre atyre. Pedonalja, e cila do t’i japë një panoramë krejt ndryshe qytetit të Kamzës, do të sjellë përpara qytetarëve vizionin e Bashkisë jo vetëm thjesht për të ndryshuar pamjen. Pedonalja do të sjellë ndryshimin e duhur në infrastrukturë, nëpërmjet një projekti me të gjithë parametrat e nevojshëm dhe bashkëkohorë, ku përfshihen shtresat me pllaka dekorative, stola, ndriçim, gjelbërim me pemë dhe lule, kosha mbeturinash etj. Pedonalja me të gjitha elementet infrastrukturore të ndërthurura në segmentin e saj, do të jetë një atraksion i vërtetë për të gjithë qytetarët e Kamzës, por edhe për ata që do të jenë të mirëpritur për të shëtitur në të.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?