Projektligji i ri: Pagat deri në 30 mijë lekë, taksim 5%

Një projektligj i ri për tatimin mbi të ardhurat që është shpërndarë për diskutim në grupet e interesit në kuadër të paketës fiskale 2016, parashikon që tatimi të përfshijë edhe pagat e ulta, nga 0-30 mijë lekë, që pritet të tatohen me 5%, të cilat ishin të përjashtuara nga ky tatim në variantin aktual.

Sipas propozimit aktual pagat e 0-180 mijë lekë do të tatohen 5%.

Aktualisht pagat 180 mijë lekë tatohen 23%, duke përjashtuar kufirin e pataksuar 30 mijë lekë.

Sipas projektligjit aktual pagat mbi 180,000 dhe nën 1,560,000 tatohen 13% dhe pagat mi 1,560,000 tatohen 23%.

Me këto ndryshime rritet tatimi mbi pagat e ulëta me 5% dhe ulet me më shumë se 3-fish tatimi mbi pagat e larta.

Propozimi për 2016

Baza tatimore vjetore                                             Norma tatimore
Pagat        0 – 180,000                                            5%
Pagat mbi 180,000 dhe nën 1,560,000                   13%
Pagat mbi                                                                1.560,000 23%

Varianti aktual

Baza tatimore vjetore                                                Norma tatimore
0-  30 000                                                                  0%
30 001 – 130 000                                                      +13% të shumës mbi 30 000 lekë
Mbi 130 001 lekë                                                      + 23% e shumës mbi 130 000 lekë

SHKARKO APP