Projektligji për Lojërat e Fatit, Shkëlqim Cani: Lufton informalitetin

Në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese po diskutohet Projektligji për Lojërat e Fatit, ndërsa opozita e ka bojkotuar atë duke mos qenë e pranishme në diskutime. Në komision ishte i pranishëm edhe ministri i Financave Shkëlqim Cani, i cili në fjalën e tij ka thënë se ky ligj është i rëndësishëm pasi lufton informalitetin dhe evazionin. Cani tha se ligji që po diskutohet ka impakt dhe se nga tetori i 2013 deri në dhjetor 2014 janë konfiskuar 7080 makina të ndryshme të Lojërave të Fatit. Me të ardhur në pushtet, qeveria e majtë mori një aksion të gjerë  i koduar “Fund Marrëzisë”, duke mbyllur pjesën më të madhe të këtij biznesi, që megjithatë vazhdon të funksionojë dhe paraqet probleme të shumta sa i përket legjislacionit të vendit. 

SHKARKO APP