Projektligji për ndërtimin e hekurudhës Tiranë- Durrës

 

Në mbledhjen e  Këshillit të Ministrave të datës 8 prill qeveria shqiptare ka miratuar projektligjin për ndërtimin e hekurudhës Tiranë- Durrës.

Projektligji për Ratifikimin e marrëveshjes së grantit, ndërmjet këshillit të ministrave të republikës së shqipërisë, të përfaqësuar nga ministria e financave, dhe bankës evropiane për rindërtim dhe zhvillim, si administrator i fondeve grant të siguruara nga qeveri të ndryshme nën fondin e përbashkët evropian të ballkanit perëndimor, për projektin e detajuar të linjës hekurudhore durrës – tiranë dhe vlerësimin financiar/ekonomik të të gjithë rrjetit hekurudhor në shqipëri

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

V E N D O S I:

Ratifikimin e marrëveshjes së grantit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, si administrator i fondeve grant të siguruara nga qeveri të ndryshme nën Fondin e Përbashkët Evropian të Ballkanit Perëndimor, për projektin e detajuar të linjës hekurudhore Durrës – Tiranë dhe vlerësimin financiar/ekonomik të të gjithë rrjetit hekurudhor në Shqipëri.

Ky projekt i financuar nga BERZH synon që për herë të parë në vendin tonë, të ketë një segment hekurudhor të parametrave Europiane. Qeveria shqiptare ka përfituar një fond prej 1.2 milion euro për studimin e fizibilitetit për gjithë linjën hekurudhore shqiptare, e cila ka në përbërjen e saj rreth 450 km linjë hekurudhore në mbarë vendin.

Hekurudha  është e gjatë 38 km dhe lidh dy qytetet më të rëndësishme të Shqipërisë, Durrësin me Tiranën. Ajo u ndërta gjatë viteve 1948-1949 dhe ishte hekurudha e dytë për transport pasagjerësh e ndërtuar në Shqipëri pas hekurudhës Durrës-Peqin, e cila kishte filluar në vitin 1940 dhe u përfundua në vitin 1948.

SHKARKO APP