Projektligji/ Rishpërndarja e re e noterëve në rang kombëtar – Raporti i ri, 1 për 1000 banorë
Ligji i ri për noterinë që vjen si pjesë e paketës së ligjeve të Refomës në Drejtësi pritet të sjellë një rishpërndarje të numrit të noterëve në rang kombëtar. Në krahasim më vendet e tjera, Shqipëria karakterizohet nga një densitet i noterëve për banorë, veçanërisht në qytetet e mëdha. Në relacion evidentohet se vetëm në qytetin e Tiranës veprojnë afërsisht 172 noterë, nga 460 që janë të licencuar.
Nisma e re ligjore parashikon vendosjen e raportit 1 noter për 10.000 banorë.
Po ashtu,në projektligj parashikohet ndër të tjera edhe ngritja e Qendrës Shqiptare për Trajnimin e Noterëve, pranë Dhomës Kombëtare të Noterisë, e cila do të sigurojë programin e detyrueshëm të trajnimit fillestar, për kandidatët për noter që do të jetë 1 (një) vit, si dhe programin e detyrueshëm të trajnimit vazhdues për noter.