Prokurorja e Apelit Fatjona Memçaj kalon vettingun, rikonfirmohet në detyrë
Lajme E Premte, 6 Gusht 2021 04:17
Prokurorja e Apelit në Tiranë, Fatjona Memçaj i ka shpëtuar sitës së vettingut dhe është rikonfirmuar sot në detyrën e saj.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pas hetimit gjashtë mujor në tre shtylla kryesore si pasuria, figura morale dhe aftësia profesionale ka arritur të verifikojë pastërtinë e figurës së prokurores Memçaj.