Pronari e braktis në aeroport, qenushja ngordh nga dëshpërimi

Një qen ngordhi pasi u dëshpërua nga braktisja e pronarit të tij në aeroport. Historia në fjalë ndodhi në aeroportin e Bucaramanga të Kolumbisë.  Banorët e zonës u përpoqën që ta ushqenin atë herë pas here,  pasi qeni i seksit femër u la në terminalin ajror për më shumë se 4 javë, por ajo ishte shumë e trishtuar për të ngrënë rregullisht.

Veterinerët pasi i bën një kontroll pas ngordhjes thanë se shkaku ishte depresioni. Në ditët e fundit të jetës, qenushja ndaloi së ngrëni dhe kjo shkaktoi përkeqësim të shëndetit të saj.

Alejandro Sotomonte Nino, një veteriner i Fondacionit Kolumbian të Mbrojtjes së Kafshëve, tha:-“ Hipoteza që kemi në për ngordhjen e saj ka të bëjë me braktisjen.

Qenushja e priti pronarin për më shumë se një 1 muaj dhe kur humbi shpresat për gjetjen e tij, ndaloi së ngrëni, që solli edhe ngordhjen e saj”.

SHKARKO APP