Pronari i hotelit në Borsh kërcënon me armë dy punonjëset, vihet në pranga

Pronari i një hoteli në Borsh të Vlorës është arrestuar pasi kërcënoi me armë zjarri dy punonjëse të tij. Në pranga është vënë 26-vjeçari E. Shkëmbi, i cili pasi është konfliktuar me punonjëset, A.O, 21-vjeçe dhe R.O, 53-vjeçe, nënë e bijë, i ka kanosur me pistoletë.

Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në ambientet e hotelit dhe në një kohë sezoni turistik, ku Borshi është një nga zonat më të frekuentuara dhe të pëlqyera nga turistët.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, pas marrjes së njoftimit se një shtetas po kanoste me armë zjarri dy punonjëset e hotelit të tij në Borsh, organizuan menjëherë punën për parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit dhe kapjen e autorit. Si rezultat i veprimeve të shpejta, u arrestua në flagrancë shtetasi: E. Sh., 26 vjeç, banues në Himarë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Kanosja”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka kanosur me armë zjarri tip pistoletë punonjëset e hotelit të tij, shtetaset A. O., 21 vjeçe dhe R. O., 53 vjeçe, nënë e bijë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjithashtu, u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit: A. Sh., 56 vjeç (babai i autorit), për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj shtetases A. O.; P. B., 76 vjeç, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, pasi dyshohet se pas konfliktit ka fshehur armën e zjarrit tip pistoletë, të përdorur nga shtetasi E. Sh“, njofton policia.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?