Pronat e ish firmave piramidale ngelen nëpër ankande – Në Janar, MF tenton sërish shitjen

Ministria e Financave dhe Ekonomisë po has vështirësi në shitjen e aseteve të ish firmave piramidale. Pas dështimit të ankandeve të mëparshme, 14 prona të shoqërive “VEFA”, “KAMBERI” dhe “BENO” do të ridalin për shitje më 8 Janar 2018.

Pronat, që përfshijnë ish-ndërmarrje, apartamente dhe tokë truall, kapin një vlerë fillestare të përbashkët prej 142.6 milionë lekësh.

Aseti më i rëndësishëm në ankandin që do të zhvillohet pranë Drejtorisë së Drejtimit të Pronës Publike është një sipërfaqe toke truall prej 14,030 metrash katrorë, e cila i përket ish-fabrikës së salcës në Fier. Kjo pasuri në pronësi të shoqërisë “VEFA” ka një vlerë fillestare në ankand prej 84.1 milionë lekësh.

Swiss Digital Desktop Reklama

Objekte të tjera me vlerë janë: ish-pularia në Grizë të Patosit, e vlerësuar me një çmim prej 11.1 milionë lekësh; 2 mijë metra katrorë truall stacion pompimi në Paskuqan, vlerësuar me 9 milionë lekë; si edhe punishtja e sallamit në Lushnje, me një vlerë prej 8 milionë lekësh.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ankandi i MFE do të paraprihet nga ai i datës 4 Janar 2018, ku do të nxirren në shitje disa asete të ndryshme. Kështu, me një vlerë fillestare të përbashkët prej 16.6 milionë lekësh, do të dalin në ankand disa reparte e objekte të tjera në administrim të Ndërmarrjes së Prodhimit të Çeliqeve në Elbasan.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë do të nxjerrë në ankand gjithashtu ish kompleksin tregtar në Fushë-Krujë për një vlerë prej 14.6 milionë lekësh, si edhe një objekt të ish-repartit 101/K në fshatin Nivicë të Tepelenës.

Në shitje do të dalë gjithashtu edhe ish-qendra Ekonomike e Drejtorisë së Shërbimit Publik në Gjirokastër, në administrim të Ministrisë së Shëndetësisë.

/SCAN

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?