Pronësia, Muho: Dosjet e patrajtuara në Hipotekë, zgjidhje deri në fund të vitit

Drejtori i Hiptekave Ilirjan Muho tha se dosjet e patrajtuara në zyrat e këtij institucioni janë të shumta. Në një intervistë për Ora News, Muho tha se së bashku me Ministrinë e Drejtësisë kanë porositur që deri në fund të vitit të gjitha dosjet e patrajtuara të marrin zgjidhje.

“Ka pasur një numër të jashtëzakonshqm dosjesh të mbetura, të patrajtuara. Dosje të viteve 2011, 2012 dhe duke ardhur deri në 2016. Bëhej fjalë për mijëra dosje të patrajtuara. Por ky proces ka avancuar, por jemi koshiente që ka ende dosje të patrajtuara. Dhe unë me këtë rast i kërkoj ndjesë qytetarëve që edhe pse i janë drejtuar zyrave të regjistrimit nuk kanë marrë një përgjigje.

Problemi vjen në radhë të parë për shkak të volumit dhe për shkak të problematikave që kanë vetë qytetarët. Ndonjëherë duket se problem qëndron në zyrat e regjistrimit, por nuk qëndron aty. Problemi ka lindur në institucionet që kanë prodhuar titullin e pronësisë  dhe aty konstatohet vetëm një problem i tillë.

Dy tituj pronësie që mbivendosen me njëri-tjetrin duhen të zgjidhen pranë institucioneve që e kanë krijuar këtë problem.

Zyrat e regjistyrimit thjesht e konstatojnë dhe nuk e zgjidhin, njoftojnë qytetarin dhe më pas qytetari duhet ti drejtohet institucionit që e ka prodhuar këtë problem ose gjykatës e cila zgjidh planvendosjen në terren.

Nëse flasim për dhjetëra mijëra të gjendura para dy apo tre vjetësh tashmë flasim për një numër shumë herë më të reduktuar.

Kemi lënë një afat, Ministria e Drejtësisë ka marrë një iniciativë dhe ka porositur që deri në fund të vitit të gjitha dosjet e patrajtuara të marrin një zgjidhje”- tha Muho.

SHKARKO APP