Propozimi i PS për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, reagon Presidenca
Institucioni i Presidentit të Republikës reagoi sot në lidhje me nismën ligjore të propozuar nga Partia Socialiste lidhur me ndryshimin e nenit 242 të Kodit të Procedurës Penale.
Në përgjigjen e bërë publike edhe për mediet, institucioni i Presidencës njoftoi se “Presidenti i Republikës nuk mund të prononcohet për nisma ligjore”.
Institucioni i Presidencën bën me dije se “shqyrtimi i tyre është kompetencë ekskluzive e Kuvendit. Presidenti e shpreh qëndrimin e tij vetëm pasi nismat shndërrohen në ligj dhe vetëm në përputhje me kompetencën që ka për shpalljen e ligjeve”.
Reagimi i Presidencës vjen pasi Partia Socialiste dhe grupi propozues i përbërë nga kryeministri Edi Rama, kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla dhe deputeti i PS Ulsi Manja propozuan ndryshime në nenin 242 të Kodit të Procedurës Penale, përmes të cilave synohet që gjykatat të mos mund të pezullojnë nga detyra Presidentin, Kryeministrin, anëtarët e Këshillit të Ministrave, Avokatin e Popullit, Kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit.
KOHA JONË SONDAZH

