Prostituta elitare serbe tregon për çmimin, hotelet dhe me kë politikan ka fjetur!
Njëra nga vajzat që është burgosur me akuzën e ushtrimit të prostitucionit elitar, në dhjetor të vitit të kaluar, në polici dhe para prokurorit kompetent ka dhënë detaje rreth “biznesit” me një burrë tjetër, raportojnë mediat serbe.
“Kemi biseduar që shërbimet seksuale të ofrohen çdo ditë, gjatë orëve të mbrëmjes. Çmimi i ‘seksit klasik’ të jetë 150 euro për një orë dhe nga ato, 100 të më mbesin mua, ndërkaq 50 tjerat për M.M. Kemi arritur marrëveshjen dhe kam filluar të ‘punoj’ menjëherë. Mesatarisht do të kisha shtatë ‘punë’ në ditë”, ka thënë ajo.
“Kur M.M. më gjente klientë, më dërgonte mesazh duke më informuar rreth hotelit dhe numrit të dhomës. Shërbime seksuale kam ofruar në hotelet “Moskva”, “Luks”, “Hajat”, “Falkenshtajner”, “Holidey Inn”, si dhe në adresa të shumta në Beograd”, ka shtuar ajo.
Siç ka theksuar më tej, në hotele ka shkuar për shërbime seksuale për të huajt, ndërkaq nëpër banesa, për klientët vendas.