Prostituta i dërgon mesazh gruas së klientit
Letra e një prostitute, gruas së një klientit të saj, e publikuar në edicionin amerikan të reviztës “Vice” ka shkaktuar një debat të madh në opinionin publik.
April Adams, ky është emri i punëtores së seksit që tregonte se burrat vrapojnë tek seksi me pagesë sepse shpesh gratë nënvlerësojnë dashurinë në aspektin fizik. Megjithatë,
ajo siguron se prostitucioni nuk e vë në krizë një lidhje martesore. Madje: “është baza e shumë martesave të shëndosha, ndaj rri e qetë” – shkruante ajo.
“Vanity Fair” sot ka publikuar përgjigjen e një gruaje që ka mbetur e goditur nga mënyra e arsyetimit të April Adams. Gruaja është anonime dhe ka shkruar këtë letër, por duke iu drejtuar burrit të saj.
“E marr me mend se April di shumë gjëra mbi burrat, por nuk di, për shembull, se unë dhe ti, në mbrëmje, tani, në vend që të bëjmë dashuri, lexojmë së bashku një përrallë për të voglin tonë Mattia që na merr 30 minuta të gjata që ta zërë gjumi me të tijat: “Përse mami? Përse babi?”. Seksi, apo jo?
Ajo nuk e di që ndërsa unë mbaroj së rregulluari shtëpinë, ti lan pjatat dhe kur duam të shohim së bashku, pjesën e parë të “Fargo”, në krevat unë bie në gjumë pas 3 minutash dhe ti pas 5, ndoshta.
Besoj se shëndeti i një marrëdhënieje varet nga komponentët e përbashkët të një çifti. Mendoj se të shkruaj këtu një frazë të tipit: “Ai shkon me një prostitutë sepse ti nuk bën dashuri me të 3 herë në javë” është pak ofenduese, jo vetëm për gratë. Nuk jetojmë në vitin 1910 ku gruaja kishte për detyrë të mbante pastër shtëpinë për të kënaqur burrin. Preferoj të mendoj se ne kënaqim njëri tjetrin duke e ndihmuar atë”.