Protesta e 12 Marsit, Sali Berisha: Në 10:00 të gjithë shqiptarët para Parlamentit

Nga Foltorja para Kryeministrisë, Sali Berisha ka zbuluar se protesta e radhës e PD-së e planifikuar për datën 12 mars do të zhvillohet në orën 10:00.

Kreu i PD-së u bëri thirrje për të gjithë shqiptarët që të mblidhen para Parlamentit, ku brenda tij në atë moment do të jetë seanca ku do të votohet për heqjen e imunitetit të ish-zv/kryeministres Belinda Balluku, për të cilën SPAK kërkon arrestimin.

“Më 12 mars të gjithë shqiptarët para Parlamentit, është dita e përmbysjes së madhe të narkoregjimit. Në orën 10 e gjithë Shqipëria te Parlamenti”, u shpreh Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?