Protesta e PD, Gjykata liron 7 të miturit e arrestuar
Gjykata e Tiranës vendosi të lirojë nga paraburgimi 7 të mitur të arrestuar gjatë protestës opozitare të 10 shkurtit. Ndaj të miturve u caktua masa e “detyrimit për paraqitje”, një herë në muaj.
Protesta e 10 shkurtit e cila nisi si një tubim paqësor, u përshkallëzua shpejt në përplasje të dhunshme mes protestuesve dhe forcave të rendit. Situata u rëndua kur grupe tubuesish hodhën lëndë djegëse (molotov) dhe sende të forta drejt kordonit të policisë.
Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë u përgjigjën me përdorimin e ujit me presion dhe gazit lotsjellës për të shpërndarë turmën. Hetimet po vijojnë për të identifikuar personat e tjerë që mund të kenë nxitur veprimet e dhunshme. Aktualisht, situata mbetet nën monitorim, ndërkohë që pritet të shqyrtohen edhe provat filmike nga kamerat e sigurisë.
KOHA JONË SONDAZH

