Protesta e PD më 10 shkurt, Flamur Noka: Qytetarët nuk do të ikin nga Bulevardi pa larguar Ramën

Nga mbledhja e grupit të PD-së këtë të hënë, Flamur Noka, teksa ka ndarë foto në Facebook, ai thekson se qytetarët duhet të qëndrojnë të vendosur dhe të mos largohen nga bulevardi pa larguar kryeministrin. Ai ka bërë thirrje për protestë më 10 shkurt, duke u grumbulluar përpara Kryeministrisë.

Ndër të tjera numri dy në PD shton se ”Sa vjen e bëhet më e qartë se dosja Balluku dhe dosja AKSHI është në të vërtetë dosja Rama.

I shoqi kryeministër urdhëronte të dërgoheshin te Suel Çela pengjet e marra, që ky i fundit t’ua thyente brinjët derisa të hiqnin dorë prej tenderave.

Swiss Digital Desktop Reklama

Protesta do i gjunjëzojë. Janë me qindra qytetarë që thonë se nuk duhet të largohemi nga bulevardi pa larguar Edi Ramën. Drejt asaj do të shkojmë. Prozhektorët janë drejtuar nga ne, nga protesta jonë. Më 10 SHKURT jemi përpara kryeministrisë”,-shkruan Noka.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?