Protesta e PD-së, Salianji: Jam i zhgënjyer, molotovët i shkojnë në favor Edi Ramës
Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji thotë se demokrat ndihet i zhgënjyer nga mënyra se si po organizohen protestat. ”Janë një seri protestash ku sakrifica e qytetarëve është absolute, por drejtimi nga ana e lidershipit është pa kokë dhe jo strategjik. Çfarë strategjie ishte xhiroja tek Unaza e Vogël? Duke qenë se nuk po hapet Partia Demokratike dhe nuk po ripërtërihet përmes protestave, duket sikur po kërkohet riciklimi i tyre”,-tha në ”A2cnn”.
Sipas tij, protesta nuk pati mesazh të qartë, ndërsa kryefjalë u bënë fishekzjarrët dhe molotovët. ”Unë kam dalë në protesta për të shuar zërat se nuk po mbështes opozitën. Por protesta nuk kishte asnjë mesazh; në qendër ishin fishekzjarrët dhe molotovët. Nëse do të ketë përplasje, ajo duhet të bëhet me më të madhin, me kryeministrin, pra përpara Kryeministrisë”, tha Salianji.
Ai theksoi se përdorimi i molotovëve demotivon një pjesë të qytetarëve dhe e bën PD-në më pak atraktive. ”Hedhja e molotovëve i shkon në favor Edi Rama. Ajo zhvendos vëmendjen dhe krijon përshtypjen se problemi janë molotovët dhe jo skandalet e qeverisë”.
KOHA JONË SONDAZH

