Protesta e tregtarëve në Vlorë, Spiropali: Do të flas me kryetaren e bashkisë për problemin tuaj
Tregtarët e tregut të madh të Vlorës protestuan sërish sot pas vendimit të Këshillit Bashkiak për zhvendosjen e tyre nga tregu aktual.
Protesta u zhvendos përpara Teatrit “Petro Marko” të Vlorës, ku u zhvillua një aktivitet me pjesëmarrjen e ministres për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali.
Gjatë mbërritjes në këtë aktivitet ministrja Spiropali ndaloi duke komunikuar me protestuesit, të cilët i shprehën shqetësimin e tyre për zhvendosjen e tregut në periferi të qytetit.
“Do të flas me kryetaren dhe me anëtarët e këshillit bashkiak që të njihem më konkretisht me problemin tuaj”, u tha ministrja Spiropali qytetarëve.
Tregtarët po protestojnë pasi nuk janë dakord me vendimin e bashkisë për ngritjen e dy tregjeve të përkohshme: tregu i fruta-perimeve në lagjen “24 Maji” dhe tregtimi i mallrave të tjera në zonën industriale të Çolës.
Ata kërkojnë që zhvendosja të bëhet në zona më pranë qytetit, për të mos humbur klientelën dhe për të shmangur rrezikun e falimentimit.
KOHA JONË SONDAZH

