Protesta, ish-luftëtari i UÇK-së udhëton dy ditë në këmbë për të mbërritur në Tiranë

Sot në Tiranë do të mbahet protesta më e madhe në mbrojtje të UÇK-së dhe të liderëve që mbahen në Hagë në një proces të padrejtë gjyqësor. Agim Pllashniku u nis në këmbë nga Prishtina, për të qenë këtë të premte në Tiranë, në tubimin pro Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ish-luftëtari tregon pse e ndërmori këtë udhëtim, për të cilin ishin në dijeni vetëm familjarët. “Jam nisur nga busti i Zahir Pajazitit në Prishtinë për të mbërritur te busti i komandantit tonë legjendar Adem Jashari”,-tha për ”A2Cnn”.

”Nisma është për mbrojtjen e krerëve tanë që gjenden në Hagë, të gjithëve. Mbahen prej 5 vitesh padrejtësish në Hagë, me aktakuza të Serbisë. Ne e dimë fort mirë çfarë masakrash ka bërë Serbia në Kosovë, ka dhunuar femra, ka vrarë fëmijë. Duhet të dënohet Serbia si shtet e jo të merren çlirimtarët tanë në Hagë. Kam udhëtuar prej 2 ditësh. Kam udhëtuar 2 ditë e 2 net, kam pushuar 3 herë nga 2 orë, kam udhëtuar edhe natën. Më ka mbështetur edhe shteti shqiptar edhe populli. I falënderoj. E kam marr këtë udhëtim i vetëm, por nuk jam vetëm, derisa kam marrë flamurin e UÇK-së në shpinë, të gjithë veteranët janë pas meje”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?