Protestat në Rrjoll/ Agron Shehaj debat të fortë me socialistët në Kuvend, por përjashtohet nga seanca

Kreu i ”Partisë Mundësia”, Agron Shehaj është përplasur në Kuvend me kolegët socialistë, lidhur me protestat e banorëve të fshatit Rrjoll të Velipojës, të cilët janë ngritur kundër resortit që biznesmeni dhe botuesi Bashkim Ulaj po ndërton atje. Sipas tij banorët e Rrjollit po dhunohen dhe po u grabitet prona nga Bashkim Ulaj, njeriu që sipas tij përmendej në përgjimet e ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku.

Shehaj pas fikjes së mikrofonit nisi të përplasej me socialistët lidhur me zhvillimet në Rrjoll, çka solli përjashtimin e tij nga seanca dhe ndërprerjen e seancës plenare. Një kritikë Shehaj e kishte edhe për deputetët e PD-së dhe të partive të tjera opozitare, të cilët sipas tij nuk kanë ngritur zërin për atë që ai e cilëson ‘grabitje të pronave në Rrjoll’.

“Askush nuk foli këtu me një çështje që ka prekur pjesën më të madhe të shqiptarëve. Kjo ka ndodhur falë pushtetarëve të korruptuar. Kjo këtu është një pamje që tregon sesi dhunohet një qytetar shqiptar. Ndërkohë që Taulanti zgërdhihet. Taulant e ke parë këtë grushtin Taulant? Ky djali që rrahin me grushta është një 19 vjeçar që mbron pronën e vet, ku ka lindur, jetuar e është rritur, ndërkohë që ju ja keni vjedhur. 150 hektarë i keni marrë gjithë fshatit. Ja ka marrë ish-drejtori i Hipotekës Taulant. Pasi keni vjedhur pronën, tani po i dhunoni. Ja ka marrë me atë që Belinda Balluku përmendte në përgjim dhe thoshte ‘i kemi bërë nderin e jetës, i kemi dhënë rrugën Thumanë-Kashar 1.3 miliardë euro. T’ju vijë turp, ka qytetarë që dhunohen nga Policia e Shtetit dhe Policia private”, tha Shehaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?