Protestë e PD-së para Kryeministrisë, Gjekmarkaj: Pushteti është gati të sakrifikojë Europën për të shpëtuar veten!
Rreth orës 17:40 ka nisur protesta e thirrur nga Partia Demokratike para Kryeministrisë, ku mbështetës dhe drejtues të opozitës kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie teknike. Protesta po zhvillohet nën masa të shtuara sigurie, ndërsa në shesh janë mbledhur qindra qytetarë.
Gjatë fjalimeve, nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj, ka akuzuar qeverinë se ka minuar demokracinë dhe procesin zgjedhor, duke e shndërruar shtetin në një instrument për mbajtjen e pushtetit.
“Sistemi i Rilindjes dhe Edi Rama nuk kanë më asnjë alibi. Kanë dhunuar votën e lirë dhe kanë mbijetuar politikisht duke përdorur shtetin si mjet pushteti. Jeta e shqiptarëve është kthyer pas, si në vitin 1976”, u shpreh Gjekmarkaj.
Ai theksoi se, sipas opozitës, qeveria aktuale është e gatshme të sakrifikojë integrimin europian për interesa personale. “Ne po sakrifikojmë për ëndrrën europiane, ndërsa pushteti aktual është gati të sakrifikojë Europën, demokracinë dhe Shqipërinë vetëm për të shpëtuar veten. Kupa është mbushur”, deklaroi ai.
KOHA JONË SONDAZH

