FOTO/ Protestë nga ”Shqipëria Bëhet”, qytetarët bashkohen para Kryeministrisë

Po mbahet protesta kombëtare e Lëvizjes ”Shqipëria Bëhet”. Adriatik Lapaj me grupin e tij kanë protestuar përpara Kryeministrisë pas skandalit me zëvendëskryeministren Belinda Balluku. Protesta këtë të shtunë është hera e katërt që zhvillohet nën thirrjen e “Shqipëria Bëhet”; ajo është shndërruar në një tubim të vazhdueshëm kundër qeverisë dhe korrupsionit, pas muajve të protestave para Kryeministrisë. Qytetarët mbajnë pankarta dhe flamuj, dhe kërkesat kryesore përfshijnë largimin e Ramës nga detyra dhe reforma zgjedhore.

Pak orë me parë Shqipëria Bëhet ka postuar këtë status:

Partia ‘Lëvizja Shqipëria Bëhet’ vlerëson angazhimin dhe nismën e ndërmarrë nga një grup intelektualësh dhe qytetarësh te angazhuar për Forumin e Dialogut Politik.

Swiss Digital Desktop Reklama

Qëndrimi i Partisë ‘Lëvizja Shqipëria Bëhet’ mbi bashkëpunimin e propozuar nga ky forum, është i kushtëzuar me 6 pika:

Swiss Digital Mobile Reklama
  1. Krijimi i një komiteti qytetar per qeverinë tranzitore, i cili të ketë objektiv krijimin e një qeverie tranzitore të përbërë nga personalitete të respektuara me mandat të kufizuar 12 mujor dhe kompetenca të përcaktuara qartë, e cila garanton ndarjen e pushtetit nga interesat e partisë – shtet dhe administrimin e ndershëm të procesit zgjedhor
  2. Vendosjen e të gjitha grupeve të interesit në sheshin përballë Kryeministrisë në protestë 24 orë në 24 pa ndalim dhe Organizimin e protestave masive kombëtare me qëllim Dorëheqjen e Edi Ramës
  3. Reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse, me lista të hapura, bazuar në sistemin proporcional kombëtar, me lejimin e koalicioneve parazgjedhore, si garanci për përfaqësim real, barazi vote dhe konkurrencë të ndershme politike
  4. Pjesëmarrja në tryezën e dialogut te përfaqësive politike dhe partiake pa kryetarë, për të shmangur personalizimin e procesit dhe për t’i dhënë përparësi përfaqësimit, ideve dhe vullnetit qytetar
  5. Zhvillimin e dialogut në një tryezë të përbashkët në shesh, si simbol i transparencës, hapjes dhe sovranitetit të qytetarëve mbi procesin politik.
  6. ⁠Pasurimin e grupit negociator me emra të spikatur të shoqërisë civile.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?