Provohet shkencërisht: Femrat dhe meshkujt s’mund të jenë kurrë miq
Shkenca vërteton se një femër dhe një mashkull nuk mund të kenë kurrë një miqësi të pastër, megjithëse mund të shtiren sikur e kanë një të tillë.
Siç raporton “Science.Mic”, një studim i “Evolutionary Psychology Journal”, ka një arsye themelore pse nuk mund të kemi miqësi të pastër me një femër.
Duket si stereotip por meshkujt mendojnë gjithmonë për seksin!
Të dy palët ngatërrojnë mesazhet: femrat i marrin mesazhet seksuale si miqësore ndërsa meshkujt çdo mesazh miqësor e shohin si një ftesë për seks.
Studimi i kryer në Normandi mori 308 persona midis moshës 18 deri në 30 vjeç.
Ata u pyetën lidhur me marrëdhëniet miqësore dhe seksuale që kishin patur gjatë jetës së tyre.
Meshkujt i keqinterpretonin 3,4 më shumë se femrat mesazhet që u vinin.
Megjithatë kjo nuk do të thotë që miqësia është e pamundur.
Femrat dhe meshkujt mund të jenë miq të mirë por mënyra e interpretimit të mesazheve mund të shkaktojë probleme dhe situata të pazakonta.