PS dhe PD bashkojnë votat kundër LSI, shkarkohet këshilltari në Gjirokastër

Dy partitë e mëdha, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kanë bashkuar votat në Këshillin Bashkiak duke shkarkuar këshilltarin e LSI, Bashkim Tola.

Shkarkimi i tij është bërë, pasi përpos detyrës si këshilltar ai ishte zgjedhur edhe drejtori i Ndërmarrjes së Ujësjellës Kanalizimeve në Gjirokastër.

Duke qenë në konflikt interesi PS depozitoi kërkesën në këshillin e mandatave për ta shkarkuar pak ditë më parë dhe sot nisma është konkretizuar edhe me votat e PD.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në mbledhje nuk kanë marrë pjesë këshilltarët e LSI, pasi kanë qenë kundër këtij vendimi. Këshilli i bashkisë drejtohet nga PS, ndërsa bashkia nga LSI.

Swiss Digital Mobile Reklama

bashkim kola
Këshilltari i shkarkuar i LSI, Bashkim Tola

/shqiptarja.com

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?