PS dhe PD gjejnë gjuhën për Reformën Territoriale, miratohet kalendari i dëgjesave
Edhe pse jashtë godinës së Kuvendit opozita është në përpjekje për rrëzimin e qeverisë, PD dhe PS kanë gjetur dakordësi këtë të mërkurë në mbledhjen e Komisionit për Reformën Territoriale, 3 ditë pas protestës së opozitës me molotovë e fishekzjarrë. Këtë të mërkurë u mbajt një mbledhje dhe bashkarisht të dyja palët kanë miratuar kalendarin e dëgjesave. Bashkëkryetarët thanë se dëgjesat do të nisin në 3 prill. Gjatë muajve prill dhe maj do të vijojnë dëgjesat në Kuvend si dhe në terren me kryetarët e bashkive.
KOHA JONË SONDAZH

