PS dhe PD në Vlorë i kanë zyrat ngjitur, kandidati i LSI u shkon për “vizitë”

PS e PD ne Vlore i kane zyrat elektorale ngjitur. N’ato ane ka shkuar per vizite edhe kandidati i LSI, Shezai Rrokaj. Ja çfarë shkruan Rrokaj ne Facebook.

POSTIMI I KANDIDATIT TE LSI:

LSI udhëhiqet gjithmonë nga parimet dhe vlerat më të larta të qytetarisë; përjashtim nuk bën as kjo fushatë elektorale. Gara nuk mund dhe nuk duhet të jetë luftë mes individësh, kandidatësh apo forcash politike, por garë programesh, idesh dhe vizionesh. Kjo është ajo çfarë i duhet realitetit të sotëm politik e shoqëror në vendin tonë. Ne veprojmë me qetësi dhe dashuri, por me vizionin e qartë për të qenë një shans për të gjithë. #LSI #ShezaiRrokaj #NjëShansPërVlorën #NjëShansPërTëGjithë

SHKARKO APP