PS-ja shkel ligjin dhe del me autobuzë nëpër Bulevard

Ndonëse në rregullat e këtyre zgjedhjeve të kodit zgjedhor u përcaktuar qartë se në çdo rast, është e ndaluar përdorimi i materialeve propagandistike, përfshirë flamuj dhe postera të çdo lloji apo madhësie, në një distancë më të madhe se 5 m larg zyrës elektorale të subjektit zgjedhor apo kandidatit, duket se për Partinë Socialiste ky rregull sot ka bërë përjashtim.

Kështu, nisur nga fotot dërguar në redaksinë e gazetës Shekulli vihet re qartë që autobusi me mbishkrimin e ngjyrave të PS është duke qarkulluar në Tiranë, pikërisht në zonën e 9- katësheve, afër qendrës.

SHKARKO APP