PS kërkon përjashtimin e 29 deputetëve të PD, shtyhet mbledhja e Komisionit të Etikës
Është shtyrë mbledhja e sekretariatit të Etikës për të shqyrtuar përjashtimin e 29 deputetëve të opozitës me kërkesë të PS pas kaosit të krijuar ditën e djeshme në Kuevnd. Mbledhja është shtyrë për shkak se bëhet fjalë për shumë deputetë dhe kërkohet shqyrtimi i provave.
Mbledhja është shtyrë për të martën në orën 10:00.
Ditën e sotme deputetët e opozitës kërkuan që mbledhja e Komisionit të Etikës të zhvillohet e hapur.
“Do të duhet që mbledhja të jetë e hapur. Po kërkoni të përjashtoni 29 deputetë të opozitës pa të drejtë. Kërkoj që të na vini në dispozicion provat dhe që ato të jenë publike”, tha Saimir Korreshi.
Sipas kërkesës zyrtare të depozituar nga Grupi Parlamentar i PS-së, kërkohen masa disiplinore ndaj 29 deputetëve të opozitës, pas incidenteve të ndodhura një ditë më parë në seancën plenare të Kuvendi i Shqipërisë.
KOHA JONË SONDAZH

