PS kundër kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut: Masa e pezullimit nga detyra e mjaftueshme, të prezumohet pafajësia

PS dhe PD do të dalin me dy raporte për rastin e Belinda Ballukut. Kreu i grupit të PS, Taulant Balla pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Mandateve tha se masa e pezullimit për Belinda Ballukun është e mjaftueshme. Raportin e socialistëve do ta hartojë kryetari i Komisionit të Ligjeve. Njëherazi edhe anëtar i Këshillit të Imunitetit. Ndërkohë, opozita do të hartojë raportin e saj, të cilat më pas i kalohen Kuvendit dhe votimi pritet të bëhet në seancën në e 5 marsit.

Në përfundim të mbledhjes së Këshillit për Imunitetin dhe Mandatet, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla sqaroi se qëndrimi i 5 anëtarëve të PS është kundër kërkesës së SPAK duke thënë se ”masa e pezullimit është e mjaftueshme”. Nga ana tjetër Balla kërkon prezumimin e pafajësisë për Ballukun.

“Pala tjetër nuk kishte nevojë të shqyrtonte provat sepse e kishte vendosur qëndrimin e saj. Në rastin tonë, kam informuar Këshillin e Mandateve, ne nuk ishin dakord me atë mënyrë se si ka ardhur, si është propozuar. Do të kemi një informim nga ana ime dhe anëtarëve të tjerë në mbledhjen e parë që të ketë grupi parlamentar i Partisë Socialiste. Sepse autorizimin e jep seanca plenare. Pas atij komunikimi, sapo kolegu Ulsi Manja, të ketë hartuar plotësisht raportin në emrin e pesëshes tonë, pasi nuk pati dakordësi për të pasur dy relatorë, do ta dërgojmë në Parlament”, tha Balla.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?