PS miratoi pro shembjes së teatrit, vjen reagimi i parë nga PD
asi maxhoranca votoi me 75 vota ligjin për Teatrin, vjen reagimi i parë nga opozita. Përmes një statusi në ‘Facebook’ deputeti i PD-së Luçiano Boçi tha se Parlamenti ka ngrënë turpin me kartona. Mes të tjerash ai ironizoi qëndrimin e deputetëve socialist, ndërsa shtoi se politika varrosi vlerat kulturore me vendimin për shembjen e teatrit.
“PARLAMENTI QE HA TURPIN ME KARTONA
Votimi i ligjit special për t’i dhënë pronën publike një klienti dhe për të shembur teatrin, dëshmoi dhe njëherë degradimin moral dhe politik “të tufës” mazhoritare.
Kanë kohë që turpin këta e kanë ngrënë me bukë.
Tani po e ripërtypin dhe me kartona.
Një rreshtim i neveritshëm ky i përfaqësuesve që të vetmin përfaqësim, kanë aferën e rradhës së Ramës së tyre.
Parada e kartonave që shembin historinë është shembulli më i keq i një politike që varros vlerat kulturore dhe grabit vlera monetare.
Nuk di sa ndërgjegje ngel tek dikush që përdor votën si të ishte letër higjenike e kryetarit.
Demokracia do ishte më e lumtur pa këtë soj parlamenti.
Lavdi parlamentit të ripërtypsëve!!!!”, -shkruan Bocci.