PS, PD dhe LSI ulin “armët” – Përmbytjet bashkojnë politikën në Fier

Paraditen e sotme, tre partitë kryesore në vend, Partia Socialiste, ajo Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim janë bërë bashkë në qytetin e Fierit.

Shirat e dendur që sollën përmbytje në disa fshatra, kanë bërë që anëtarë të të tre partive, të shkojnë në terren për të inspektuar situatën.

Para se vetë kryeministri Edi Rama të mbërrinte në fshatin Ferras e Mifol, aty shkuan kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi, deputeti i LSI-së, Shezai Rrokaj dhe kreu i PD-së në Fier, Luan Baçi.

Më pas ka ardhur edhe Kryeministri Edi Rama, që prej dy ditësh ka dalë vetë në terren për të inspektuar zonat e përmbytura në qytete të ndryshme

Dje në drekë, kreu i qeverisë ishte i pranishëm në një zonë problematike si Ura e Mifolit në qytetin e Vlorës.

Ndërsa sot, ai vizitoi fshatin e Ferrasit në Fier, ku në orët e mëngjesit Forcat e Armatosura evakuuan 20 banorë për të shmangur ndonjë rrezik të mundshëm.

“Të siguroheni i dashur që nuk vazhdon më kjo histori, mos kini merak,” iu drejtua kreu i qeverisë një banori të Ferrasit.

SHKARKO APP