PS-PDIU “dhëmb për dhëmb” në Tiranë, Idrizi rimerr mandatin. Ja çfarë po ndodh
Në qarkun e Tiranës që është edhe më i madhi në vend, për shkak se dalin 34 mandate deputetësh janë numëruar deri tani 983 nga 1198 kuti votimi ne total.
Nga kutia në kuti prodhohen surpriza dhe lëvizin mandatet, siç ishte rasti i LSI-së që po lufton “dhëmbë për dhëmbë” me PD-në për të marrë 1 mandat, po ashtu edhe fakti që rritja e votave për partitë e mëdha e ka rritur dhe pragun e marrjes së mandatit që tani është bërë mbi 3%. Konkretisht nga numërimi i kutisë të 983-të të Qarkut, PDIU rimori sërish mandatin e humbur pak më herët përballë PS që arriti 18 mandate. Tani PS ka 17 mandate, ndërsa PDIU, 1 mandat, që bën që kryetari i kësaj partie, Shpëtim Idrizi të futet në parlament.
Kjo luftë “dhëmbë për dhëmbë” pritet të vazhdojë edhe në kutitë e mbetura të panumëruara, ky pritet me interes votat e secilës nga partitë që do të jenë përcaktuese për Idrizin nëse do ta rimarrë ose jo mandatin.
Në bazë të rezultatit paraprak të numërimit, Qarkun e Tiranës e udhëheq PS me 161235 vota ose 17 mandate, e ndjekur nga PD që ka 106866 vota ose 11 mandate. Nga numërimi i deritanishëm LSI ka 46432 vota ose 5 mandate dhe sipas këtij rezultati paraprak nënkryetari i kësaj partie, Luan Rama, i renditur i 5-ti në listën e LSI arrin të hyjë në Parlament.
Ndërkohë LIBRA e Ben Blushit ka siguruar momentalisht 7273 ose 0 mandate për shkak se nuk po e kalon dot pragun 3%. Kurse PDIU ka marrë 9803 vota ose 0 mandat, që do të thotë se sipas këtij rezultati paraprak kryesuesi i listës së Tiranës, Shpëtim Idrizi, ka humbur mandatin në Kuvend.