PS shkel udhëzimin e KQZ për materialet propagandistike zgjedhore

Në Qarkun Elbasan Partia Socialiste është në kundërshtim me udhëzimin e dalë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për përdorimin e materialeve propagandistike dhe vendet për afishimin e tyre gjatë fushatës zgjedhore. PS ka shkelur të gjitha nenet dhe pikat e këtij udhëzimi. Konkretisht është shkelur neni 2, pika 1 ku qartësisht thuhet se gjatë periudhës së fushatës zgjedhore lejohet përdorimi dhe afishimi i materialeve propagandistike zgjedhore statike përfshirë flamuj dhe postera në një distance jo më të madhe se 5m larg zyrës elektorale të subjektit zgjedhor.

Udhëzim i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nr. 1, datë 31.5.2017 Për përdorimin e materialeve propagandistike dhe vendet për afishimin e tyre gjatë fushatës zgjedhore

Neni 2

Materialet propagandistike statike

“1. Materiale propagandistike statike janë të gjitha materialet që i shërbejnë subjektit elektoral për promovimin e fushatës zgjedhore dhe që janë të instaluara apo të ngjitura në mjediset publike ose në mjedise me akses për publikun, si në shtyllat e ndriçimit, fasadat e ndërtesave, shesheve, vitrinat e njësive ose objekteve, përgjatë rrugëve jashtëqytetase etj. Gjatë periudhës së fushatës zgjedhore lejohet përdorimi dhe afishimi i materialeve propagandistike zgjedhore statike, përfshirë flamuj dhe postera në një distancë jo më të madhe se 5 metra larg zyrës elektorale të subjektit zgjedhor. Përdorimi i materialeve propagandistike statike, jashtë parashikimit të fjalisë së dytë të kësaj pike është i ndaluar”.

PS nuk e ka respektuar këtë udhëzim, pasi qarku i Elbasanit çdo ditë zgjohet me ngjyrat mavi, postera, billboard, banera, flamuj dhe zyrat elektorale.

SHKARKO APP