PS vazhdon fushatën në kryeqytet, Rama poston videon: Ogerta për Tiranën
Kandidatja e PS-së për Tiranën, Ogerta Manastirliu, ka vijuar edhe këtë të enjte takimet me qytetarët, pjesë e fushatës për zgjedhjet e pjesshme lokale. Manastirliu është takuar me qytetarë të ndryshëm, duke dëgjuar nga afër edhe shqetësimet dhe nevojat që ata mund të kenë. Sakaq kryeministri Edi Rama, ka publikuar një video në rrjetet sociale nga takimet e Manastirliut më qytetarët. Edhe pse dekreti i Presidentit Bajram Begaj për zgjedhjet e pjesshme lokale për Tiranën u pezullua nga Gjykata Kushtetuese, pas ankimit të Erion Veliajt për shkarkimin nga detyra e kryebashkiakut të Tiranës, kryeministri Edi Rama tha se fushata do të vijojë.
KOHA JONË SONDAZH

