Pse 22 korriku është një datë shumë e rëndësishme për familjen mbretërore?

Sot ka festë në familjen mbretërore dhe 22 korriku është një ditë e rëndësishme për ta, pasi ka lindur një nga trashëgimtarët.. Princi George mbush 10 vjeç dhe me rastin e ditëlindjes së tij, në Instagram u publikua një foto e re, ku duket se është rritur shumë.

Zakonisht “i turpshmi i mbretërve” siç cilësohet nga Daily Mail, ka pozuar para kamerave “si një mbret i ardhshëm”. I veshur me një këmishë të bardhë me kuadrate dhe pantallona jeshile, ai shfaqet rehat në objektivin e fotografit mbretëror Millie Pilkington për Windsor.

Fotoja është ripostuar përmes llogarisë zyrtare të prindërve të tij në Instagram.

Princi George lindi më 22 korrik 2013. Fëmija i dytë i çiftit mbretëror, Princesha Charlotte, lindi më 2 maj 2015 dhe djali i tyre, Princi Louis, më 23 prill 2018.

SHKARKO APP