Pse dështoi mitingu i Ramës në Shijak?

Nuk dihet nëse në axhendën zyrtare kryeministrit Edi Rama kishte planifikuar sot një takime elektoral me banorët e Shijakut, por një qytetar dixhital raporton se takimi ishte paralajmëruar, por nuk u realizua për shkak se nuk ishin mbledhur qytetarë për të pritur kryeministrin.

Në profilin e tij ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar të plotë mesazhin nga një banor i Shijakut. 

Mesazhi i Berishes

Rama nuk pritet ne Shijak!

Qytetari dixhital informon:

-Edi Rama shkoi ne mesdite për takim elektoral ne Shijak

– Aty nuk ishin mbledhur njerëz pasi nuk kane dashur qe te dëgjonin mashtruesin qe, pas katervitesh ne qeveri, flet sikur ka qene ne opozite.

Rama u kthye menjehere, hyri ne makine dhe i dëshpëruar lexoi ne makine videomesazhin. Lexoni ju lutem mesazhin e qytetarit dixhital! Sb

“21/06/2017, 13:30:59: : Miredita doktor. Nje info, nese ka interes. Rama ishte ne Shijak sot ne mesdite. Ka zbritur nga makina. Ka bere rreth 70 metra ne kembe. Nuk ka patur njerez, nuk e kane mirepritur dhe ka ikur menjehere. Pas kesaj ka nxjerre videomesazhin ne makine.”

SHKARKO APP