Pse është kaq i rëndësishëm leximi?

Gjithkush e di se leximi është i rëndësishëm, por a  keni pyetur ndonjëherë veten se pse është kështu?

Më poshtë do të gjeni të listuara 8 arsye të cilat shpjegojnë rëndësinë e leximit e ndoshta janë dhe një shtysë e mirë për ju që të filloni të eksploroni botën e librave.

  1. Mësoni shumë gjëra të reja

Përmes leximit ju ekspozoni veten në gjëra të reja, informacione të ndryshme si dhe mënyra të reja për të zgjidhur një problem apo dhe për të arritur atë që dëshironi. Kushedi, ju ndoshta mund të gjeni një një hobi të re brenda tij.

  1. Vetëpërmirësim

Leximi ju ndihmon të përmirësoni veten tuaj. Përmes tij ju do të shikoni se do të arrini ta kuptoni botën më shumë. Psh, ju do të filloni të keni vetëbesim më të lartë, përmirësim vetjak etj dhe të gjitha këto gjëra vijnë nga leximi.

  1. Përmirëson të kuptuarin

Sa më shumë të lexoni aq më shumë do të jeni në gjendje të kuptoni se si funksionojnë gjërat. Leximi ju mundëson të dini gjithçka, duke filluar që nga mënyra se si funksionon bota e deri te mënyrat se si të jeni të suksesshëm e të përfitoni më shumë para për të pasur një jetë më të mirë.

  1. Përgatiteni për të vepruar

Përpara se të ndërmerrni ndonjë veprim nuk ka asnjë vend më të mirë  ku duhet të kërkoni ndihmë dhe udhëzime se sa librat. Leximi është një mënyrë thelbësore e cila do t’ju ndihmojë. Lexoni se si të gatuani një vakt, si të luani shah, cili vend është i këndshëm për të udhëtuar familjarisht, lexoni menunë përpara se të porositni ushqimin, lexoni manualin përpara se të përdorni një vegël të re. Të gjitha këto mund t’ju ndihmojnë të bëheni më të përgatitur për gjithçka që ju pret.

  1. Fitoni eksperiencë nga njerëzit e tjerë

Kur ju lexoni jeni në fakt duke fituar njohuritë dhe përvojën e dikujt. Kjo gjë mund të shpejtojë suksesin tuaj drejt një qëllimi pasi nuk keni pse të përsërisni një gabim që e keni hasur më parë diku. Është si një mal gurësh për t’u zbuluar në libra, të cilat përmbajnë suksese, dështime dhe këshilla të njerëzve. Sot ka më shumë se katër mijë miliarderë dhe 12 milionë milionerë. Për t’u bërë një prej tyre, gjëja e parë është të mësojnë dhe të njohin të kaluarën e tyre, atë që bënë në të kaluarën, që i bën ata aty ku janë sot. Leximi është një rrugë e madhe për t’u njohur me to dhe për të mësuar nga këta njerëz të mëdhenj.

  1. Zhvilloni imagjinatën dhe kreativitetin

Leximi ju ekspozon në një botë imagjinare, duke ju mësuar se asgjë nuk është e pamundur në këtë botë. Duke lexuar ju shikoni një aspekt tjetër të gjërave dhe mësoni se si veprime të ndryshme çojnë në rezultat të ndryshme. Librat shkojnë përtej imagjinatës, janë si një rrjetë e madhe merimangash ku vazhdoni të lidhni gjithnjë e më shumë me gjërat që njihni dhe gjërat që sapo mësoni, duke strukturuar zgjidhje dhe përgjigje të reja.

SHKARKO APP