Pse hakerat janë gjithmonë me bluza me kapuç?
Kur portretizon një haker, bluzat me kapuç janë stereotipi i tyre i preferuar. Sipas CNN gjithçka nis nga Hollivudi. Ka disa forma hakerimi, që nga “kapelet e bardha” që gjejnë dobësitë e mbrojtjes së përdoruesve, tek “kapelet e zeza”, të cilët përpiqen të bëjnë para nga të dhënat e vjedhura. Por të gjithë, mesa duket, veshin të njëjtën veshje dhe hakerojnë në dhoma të errëta.
Bluzat sportive me kapuç dhe stereotipet e tjera, si një haker në bodrum, apo një gjeni i ri pa dijeninë e prindërve, janë të rrënjosura në autenticitet. Për shembull, fraza “script-kiddie” përdoret për të përshkruar njerëzit që marrin kodin e shkruar nga të tjerët dhe e përdor për hakerimin e tij. Termi është përdorur në vitet ’90 kur Departamenti i Drejtësisë procedoi një adoleshent për krim kibernetik.
Deri në vitet 2000 bluza me kapuç nuk njihej si stereotip për hakerat thonë ekspertët, por për ilustrime përdoreshin gjithmonë kombinimet e zeros me njishin, tastierat e thyera apo kyçet.
Por në vitin 1995 doli filmi “Hackers”, dhe stereotipi nisi të shpërndahej, duke treguar të rinjtë si hakera, me skateboard që thyenin rregullat.
“Xhaketa lëkure, kthetra, çizme, të gjitha këto gjëra që ishin normale në atë kohë. Njerëzit nisën të shfaqeshin me flokë të lyer dhe skateboard pikërisht pas shfaqjes së “Hackers”. Ata janë tipet e njerëzve që kanë parë filmin, dhe vendosën të bëheshin haker, kështu që morrën imazhin e filmin”, thotë Marc Rogers, ekspert i sigurisë kibernetike.
Roger thotë se portretizimi që i bën media ndikon në perceptimin e publikut për hakerat dhe errësira apo misteri nuk është gjithmonë një gjë e mirë. Ai thotë se ilustrimet e përdorura për hakerat, me bluzat me kapuç dhe fytyrë të fshehtë i bëjnë më të frikshëm dhe ky stereotip duhet të ndryshojë.