Pse italianët nuk i thyejnë makaronat përpara se t’i gatuajnë?
Është thjesht traditë? Jo. Pasta është një pjesë e rëndësishme e kuzhinës italiane dhe një nga pjatat për të cilat italianët janë më krenarë (megjithëse e dinë që ato janë krijuar në Kinë, por nuk e pohojnë kurrë). Kjo kuzhinë është një nga më të famshmet në botë.
Ka qindra lloje makaronash, disa prej tyre bëhen vetëm në fshatra të vegjël nëpër male, por lloje të tjera si spaghetti, linguini apo tagliarini janë të famshme dhe të kudogjendura.Të gjithë ne i konsumojmë.
Arsyeja se pse nuk duhet t’i thyejmë është sepse këto lloje makaronash supozohet të rrotullohen rreth pirunit. Kështu duhet të hahen; E rrotullon pirunin për aq kohë sa makaronat të mos rrëshqasin nga ai, por ama, në të njejtën kohë të zgjidhen kur ne i hamë, në një mënyrë të tillë që ndalon salcën të pikojë nga to. Kjo sigurisht ka të bëjë edhe me gatimin e pastës dhe të salcës.
Në shumë kultura aziatike makaronat e tyre, të quajtura noodles, thithen direkt nga kutia dhe priten me dhëmbë. Nuk ndodh kështu në rastin e makaronave italiane. Makaronat e gjata duhen rrotulluar mirë në pirun, në mënyrë që të qëndrojnë. Është mënyra më pak e rrëmujshme për t’i ngrënë dhe nëqoftëse ju i thyeni makaronat e gjata në mes, do jenë më të mundimshme për t’u ngrënë.
Ekzistojnë edhe njerëzit që përdorin thikë për të ngrënë spaghetti, gjë që është njëlloj me të ngrënin e sushit me pirun. Nuk është se do të vdesi njeri nga këto veprime, por janë të shëmtuara dhe kur t’ju shohin të tjerët, do të ngrysin fytyrën. Nëqoftëse merrni përsipër të përdorni shkopinjtë e sushit, mund të mësoni të hani edhe spagetti siç duhet, meqënëse janë një pjesë kaq e rëndësishme e jetës tonë./Shije.al/