Pse jam Pro Amerikan!

Nga Arian Galdini/E dua SHBA. Nuk e fsheh, nuk kam pse ta fsheh. E dua historine dhe madheshtine e ketij vendi ku njerezit e te gjitha kombeve kane shkuar e jane bere nje Komb. Jane bere nje komb sepse jane sintonizuar ne liri. Cdo ferkuence jashte lirise, kunder lirise a ndryshe nga liria, ne ate toke, ne ate vend, eshte e huaj. Nderkohe qe ketu ne vendin tim, ne token time, ne atdheun tim, liria eshte frekuence e padeshiruar, e bezdisshme, e zhurmuar.
Atje ne SHBA, jane bere nje komb sepse jane sintonizuar ne drejtesi. Atje barazia para ligjit u jep fuqi te dobteve qe te guxojne te maten me me te fortet, u jep besim te varferve qe te perballen me me te pasurit. Ne atdheun tim, drejtesia eshte nje muzike e huaj qe na ben te qajme kur e degjojme, sepse kujtojme e kuptojme cna mungon. I dobeti shtypet, i varferi blihet, te fortet e te pasurit jane fitimtaret e perhershem dhe te padiskutueshem.
Atje ne SHBA, jane bere nje komb sepse mbi te gjitha rendesi ka Njeriu. Kushtetuta dhe Ligjet jane bere per Njeriun. Qytetet, rruget, sherbimet, qeverisja, sipermarrjet, shkollat, religjioni, universitetet, sindikatat, gjithcka eshte per Njeriun.
Ne atdheun tim, njeriu eshte asgje, perfitimi eshte gjithcka.
E dua SHBA sepse Endrra Amerikane eshte udhetimi dhe hapesira e pamate qe i jepet imagjinates, kreativitetit, talenteve, zotesise, virtyteve, meritokracise. Nese je i zoti, i talentuar, me imagjinate e kreativitet, atje ne Token e Lirise, ti mund tia dalesh mbane. Nga nje garazh ti mund te ngresh nje Kolos te teknologjise, nga nje ide a talent, mund te mberrish kufijte e botes me aftesite e tua.
Ne atdheun tim, perbuzet garazhi, perqeshen e dekurajohen idete dhe talenti. Ketu lejohet dhe funksionon vec karta e partise, miku, tarafi, gojembyllja, prapanicelepirja, shitblerja, bindshmeria, implikimi dhe perfshirja ne plackitje e ndarje placke, korupsioni, inkriminimi, militantizmi, kaqoleria.
E dua SHBA sepse eshte e vetmja mundesi qe ka Njeriu ngado ne Glob per ta degjuar Simfonine e Shpreses.
E dua SHBA edhe sepse e di qe nuk eshte vendi e kombi i persosur. Por, une nuk di ne kete Planet nese ka patur a do te kete ndonjehere nje vend e komb shenjtoresh.
Edeni mori fund diten qe njeriu mekatoi kunder Krijuesit. Vula e mekatit fillestar e ka bere Njeriun vdekatar e te koruptuar. Kesisoj, ne kete bote, nuk mund te gjejme dot as shenjtore e as vende a kombe shenjtoresh. Ama, fuqia e Njeriut per te kerkuar dliresine qe e rivendos me beselidhje me Krijuesin, ben qe ne kete bote te kete shume njerez te ndricuar. Disa prej tyre u bene Baballaret e ketij Kombi te jashtezakonshem qe ne e njohim si Kombi Amerikan. Baballaret e ndricuar krijuan edhe nje Komb te Ndricuar. Nuk eshte SHBA kurresesi kombi i shenjtoreve, por me siguri eshte Kombi i Ndricuar. Bota e tere, ne shqiptaret patjeter, kemi domosdoshmerisht nevoje per driten qe mbart ky Komb i Ndricuar.
Do ta shohim shpresen vetem nese syte do ti mbajme ngahera tek drita qe na vjen nga Kombi i Ndricuar, nga SHBA.
Sa here kemi kthyer syte nga Lindja, kemi rene e jemi zhytur gjithmone ne terr. E jemi mpakur, e jemi ndare, e jemi copetuar, e kemi humbur.
Sot Shqiperia eshte Shqiperi e shqiptaret jane kaq prane realizimit te aspiratave te tyre me te larta kombetare, vetem faleminderit SHBA.
Ndaj une e dua SHBA, sepse drita qe vjen nga Kombi i Ndricuar, me ben te kurajshem dhe besimplote se mund ta shoh edhe atdheun tim nepermjet kesaj drite si atdhe te shpreses.
Drita qe vjen nga Kombi i Ndricuar me jep arsye te bej perpjekje e sakrifica madhore per nje beteje finale qe atdheun tim ta bej atdhe te shpreses.
Ajo drite nuk me lejon as te dorezohem, e as te ngurroj. Sidomos tani qe jam baba e dua qe tim biri, tia bej Shqiperine nje atdhe me te drejte, te lire, njerezor dhe solidar.
Me ane te asaj drite, i rrefej tim biri udhen sesi ai vete te behet nje qytetar i denje, me dinjitet, integritet dhe i merituar.
E dua SHBA, sepse Kombi i Ndricuar nepermjet drites se tij me jep mundesine  te mos humbas rrugen edhe kur atdheu im me plandos ne terr.
E dua SHBA sepse nuk mund te mos e dua driten.

SHKARKO APP