Pse jo gjithmonë kemi një dritare krah sediljes tonë në avion

Pas çdo fluturimi e keni kuptuar se të flesh gjumë me kokën mbështetur në dritaren e shumëkërkuar do të mbetet vetëm një ëndërr. Sepse jo gjithmonë, (për të mos thënë kurrë) nuk ndodh që dritarja të koordinojë me sediljen tuaj, pra të jetë e gjitha për ju.

Por e gjithë kjo sigurisht që nuk ndodh më kot. Ka një arsye pse asnjëherë dritaret nuk përputhen me sediljet e udhëtarëve. Dhe jo, nuk është për sigurinë tuaj. Arsyeja e vërtetë është për të kursyer vend në mënyrë që të krijohen sa më shumë vende për pasagjerët.

Madje, në 2010, kompania e famshme e fluturimeve RyanAr sugjeroi që për të përfituar sa më shumë hapsira, sediljet të vendosen pak a shumë si në autobuz. Qesharake ose jo, në fund të fundit duhet të jemi mirënjohës, që ende kemi një vend ku mund të ulemi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?