Pse ke frikë të hash në restorantet tona
Nuk është thjesht konfirmim informacioni, por një lajmë i sigurt fakt i helmimit të shqiptarëve në një restorant mu në zëmër të kryeqytetit, në zonën më të frekuentuar të Shqipërisë. Pavarësisht se ne cilin restorant, apo ne cilin qytet u helmuan konsumatorët, rendësi ka fakti qe ushqimet qe konsumojmë, subjektet e biznesit ushqimor servirin dhe tregtojnë produkte që janë jo vetëm te pa sigurt, por dhe te dëmshme me shëndetin.
Duke u mare shume me politikë dhe me taksat, jo pak edhe me shëndetësinë është harruare, nga Qeveria Shqiptare, një institucion shumë i rëndësishëm, siç është AKU-ja. Një institucion qe paguhet nga taksat tona. Nëse ky institucion menaxhohet mire, ku në përbërje të tij të jenë specialistët, profesionistët, njerëzit e aftë dhe jo miqtë dhe militantët e partive, konsumatorët Shqiptar do jenë të sigurt dhe do kemi më pak sëmundje që kanë si shkak ushqimet.
Por ky institucion ështëlënë pas dore nga qeveria dhe qeveritaret. Pasi ekzistenca e tij shikohet si domosdoshmëri e kërkesave të BE-së, sesa si nevoje për shëndetin e njerëzve.
Jo se ky institucion kohët e fundit drejtohet nga PDIU, të cilët prej pesëmuajsh e rimorën përsëri, por se menaxhimit i tij nuk shikohet, si prioritet dhe institucion i rëndësishëm për qytetaret, në përputhje me standardet që kërkon BE, por shikohet si mundësipër te mbushur xhepat e drejtuesve kryesor,
Institucion, e humbet performancën dhe objektivin e tij që kur shef stafin dhe përbërjen e tij, që nga Drejtoria e Përgjithshme dhe deri të inspektori më i thjeshtë, ku rreth 60 për qind e stafit nuk janë te profesionit që kërkon pozicioni, apo vendi i punës.
Shumicën e objekteve te kontrollit, që duhet të kontrollohen nga biologët, apo kimistet dhe teknologët, në realitet kontrollohen jo nga profesionistët, por nga veterineret, qe siç i quajnë pronaret apo menaxheret e bizneseve ushqimore “kasapët” e AKU-së.
Nëse Z. Isuf SHEHU, si drejtues i këtij institucioni nuk e beson këtë, lë të shikoj se kush specialistë e ka kontrolluar restorantin ku e helmuan qytetarët. Quhen “kasapët” e AKU-së.
Aq të pa aftë janë sa janë bërë objekt batutash e barcoletash. Ku kërkojnë pse nuk ka datën e s ‘kadencës në shishë vera e importuar nga Franca, janë për të ardhur keq, sa menaxherët e lokaleve dhe restoranteveprestigjiozë, nuk ju ikën e qeshura as për dy javë kur të rikthehen përsëri. Kurse dy veteriner, pyesnin në një pastiçeri, pse llokumet dhe bakllavaja që kishin marrë pas kontrollit ishte e ëmbël shumë, duke e akuzuar specialistin e pastiçerisë se i kishte hedhur mjaltë dhe jo sheqer…, apo se fasulet nuk kishin zier sa duhet….Kjo ka një arsye, pasi grupet e kontrollit në drejtoritë rajonale, nuk bëhen sipas objektit të kontrollit dhe formimit profesional, por sipas dëshirës së këtyre drejtorëve. Të cilët çojnë në këto subjekte për kontroll, jo specialistët, por ata që në dark u çojnë biznesin në zyrë, apo lekët e marra.
Specialistët e fushës si, biologët, teknologët, apo kimistët zëvendësohen në këto grupe kontrolli nga veterinerët, specialistët kontrollojnë vetëm subjekte dhe ushqime që nuk kanë të bëjnë fare mëteknologjinë, apo me proceset teknologjike dhe kimike. Kjo është për të ardhur jo vetëm keq, por është të vësh duart në kokë, kur kemi të bëjmë direkt me jetën dhe shëndetin e qytetarëve, ku shëndeti dhe jeta e tyre ështëparësorë për çdo qeveri, shtet dhe pushtet zotërinj. Nuk e imagjinoj sesi mund të kontrolloj një veteriner, një restorant, një baxho, një fabrikë, apo një supermarket, kur s’ka idenë fare nga proceset kimike, apo reaksionet kimike dhe çfarë teknologjie duhet të ndjekin këto. Kur BE-ja dhe standardet e saj kërkojnë që çdo subjekt ushqimore të ketë teknologë dhe specialistë të fushës, ne jo vetëm që nuk i kërkojmë këto kritere, por edhe kontrollet institucionale i bëjmë nga veteriner, agronom, ekonomist, apo specialistë të bujqësisë.
Rastet e ndodhura janë një thirrje në radhë të parë për institucionin që paguhet me taksat e Shqiptarëve dhe konkretisht për Z. Isuf Shehu, si Drejtori i Përgjithshëm i AKU-së, që të bëjë një revolucion të vërtet në këtë institucion, duke ju kthyer besueshmërinëkonsumatorëve të AKU-ja , të kërkesa e roli i shtetit në lidhje me Sigurinë Ushqimore, pasi Siguria Ushqimore është pjesë e sigurisë Kombëtare.
Rasti i helmimit te qytetarëve dje ështënjë thirrje përQeverinë, Kryeministrin Rama, i cili duhet ti kushtoj peshën e duhur edhe këtij institucioni, si i kushtoj tatimeve, doganave, apo kujtdo tjetër, që ka lidhje me prezencën e Shtetit në biznes, pasi ky ka një specifik edhe më shumë se institucionet e tjera.