“Pse na duhet matematika?”, përgjigja brilante e profesorit…
Miqësinë me numrat e keni jo shumë të mirë? Ju mund të jeni një nga ata që lëndën e matematikës nuk e keni pasur me shumë “qef” por pasi të lexoni se çfarë ka thënë një profesion matematike, do të ndryshoni mendin. Jeremy Kun, një profesor matamatike, hasej shpesh me pyetjen që nxënësit i bënin: “Pse më duhet matematika, për çfarë do më hyjnë në punë sinusi, kosinusi, integralet e gjeometria?”. Ndryshe nga pjesa më e madhe e kolegëve të tij, Kun nuk u bë aspak konfuz dhe dha 5 arsye se pse matematika është e rëndësishme. Sipas tij matematika është e ngjashme me situatat që na ndodhin në jetën e përditshme.
Matematika të mëson të pranosh kur e ke gabim
Dhe jo vetëm ta pranosh gabim, por të kesh mundësinë edhe ta korrigjosh atë. Dhe mos u shqetëso nga gabimet sepse nga ato mëson rrugën e duhur.
Të zgjedhësh fjalët e duhura e korrekte
Preçizioni është mirësjellja e matematikës. Ashtu si dhe çdo fenomen në jetë ka një definicion të qartë dhe précis.
Të mendosh hap pas hapi
Të zgjidhësh një problemë matematike është si të luash shah. Çdo lëvizje e pamenduar mund të të çoja në pasoja katastrofike. Edhe gabimi më i vogël mund të shkatërrojë çdo gjë, kështu që mendoni mirë.
Jo si të gjithë por në mënyrën tënde
E rëndësishme është t’i zgjidhësh problemet në jetë, ashtu si ushtrimet e matematikës, por nuk do të thotë se të gjithë kanë të njëjtën mënyrë, secili ka të tijë
Të mos dorëzohemi kurrë
Nëse nuk e zgjidh ti një problemë atëherë me siguri do ta bëjë një tjetër. Kështu që pse të mos jesh ti i pari?!